Distria Krasniqi ka triumfuar me medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, të shtunën në mesditë.
Pas një rrugëtimi të gjatë deri në finale, Distria mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon vetëm në 10 sekonda, duke siguruar kështu medaljen më të rëndësishme.
Xhudistja kosovare po konsolidon titullin e saj si “mbretëresha e Grand Slamit të Parisit”, pasi tashmë ka fituar nëntë medalje në këtë turne.
Federata Evropiane e Xhudos e ka shpallur video nga finalja e saj duke e cilësuar si mbretëreshë. “Mbretëresha e Parisit: 9 medalje deri më tani, katër prej tyre të arta”, shkruan federata.


























