Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

    Gjukanoviçi pritet nga Kurti, diskutojnë për zhvillimet në rajon

    Arr*estohet në Serbi një shtetas i Kosovës

    Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për bashkëpunim

    Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit në Klos

    Rizvanolli thotë se në katër vitet e ardhshme do të modernizohet Termocentrali “Kosova B” dhe rehabilitimi i thellë i Termocentralit “Kosova A”

    Rizvanolli: Zgjerimi i sistemit të ngrohjes ul ngarkesën elektroenergjetike

    Osmani takoi Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy

    Tërmet në Malishevë

    Tre tërmete të lehta në Shqipëri brenda 20 minutash

    EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste emergjente

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ditët e fundit të Shote Galicës në Kurbin

14 Korrik 2025, 14:52
në Kulturë
Ditët e fundit të Shote Galicës në Kurbin
Share on FacebookShare on Twitter

Qerime Galica, e njohur si Shote Galica, Heroinë e Popullit dhe simbol i qëndresës shqiptare dhe luftës për liri u nda nga jeta 98 vite më parë. Shote Galica luftoi për 12 vjet si pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme luftarake, në të cilat humbi 22 anëtarë të familjes.

Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes. Ajo ishte luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë. Shote Galica lindi në katundin Radishevë të Drenicës. Mori pjesë në kryengritjet kundër osmanëve në vitet 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër serbëve në vitet 1912-1915.

Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austro-hungarezë dhe bullgarë.

LUFTA BALLKANIKE

Pas qëndresës dimrin e 1912, bashkëshorti i saj Azem Galica u kap nga forcat serbe dhe u mbyll në kampin e Rudnikut, katund afër Radishevës; pasi u arratis, i plagosur, e kapën sërish dhe e futën në burgun e Mitrovicës dhe mbas pak ditësh në kampin e Pozharevacit në Serbi së bashku me vëllezërit e tij. Pranverën e 1915 u arratisën dhe dolën në mal kaçakë, pasi u kthye shkoi në Klinë të Poshtme ku u takua me prindët e Shotës, ku vendosën për martesën. Dy javë më pas, Galicajt u rrethuan nga xhandarmëria serbe dhe pasi u gjuajtën, ngelën të vdekur dy vëllezërit e mëdhenj dhe iu bashkua Shota duke gjuajtur nga frëngjitë xhandarët serb. Duke qenë se krahina e Drenicës ishte ndarë me vijë demarkacioni mes austrohungarezëve dhe bullgarëve, veprimtaria kaçake e çetave të Azem Galicës lëvrinte sa në njërën, sa në tjetrën anë të kufirit.

Kështu vazhdoi derisa u rrethuan një herë marsin e 1917 dhe u detyruan të gjenin strehë ndër bjeshkët mes Pejës e Istogut. Në vijim shkëmbyen zjarr me austro-hungarezët në Bajë dhe Llaush. Më 1917 u takua me Kostë Vojvodën në Pridvoricë, ku arritën një marrëveshje për të ngritur një kryengritje të përgjithshme kundër austrohungarezëve dhe bullgarëve në bashkërendim me planet e aleatëve në Frontin e Maqedonisë. Pas kryengritjes dhe zmbrapsjes së austro-hungarezëve nga pozicionet e tyre, njësitë serbo-malazeze i kthyen armët kundër çetave shqiptare të Drenicës, Pejës e Istogut. Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910- 1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe.

Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet Shote Galica. Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudoborgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin Demokratiko-borgjez të qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, Arbanisë së vogël. Si heronj kombëtarë, Azem dhe Shote Galica mishëruan rezistencën kosovare shqiptare.

Populli Shqiptar u dha këtyre luftëtarëve për një çështje kombëtare një vend të duhur në histori, duke i konsideruar ata si martirë për kombin. Sakrifica e tyre u pa si integrale e përpjekjes kombëtare për të çliruar Kosovën nga sundimi serb. Në planin afatgjatë, vrasja e Azem Galicës dhe e shumë të tjerëve stimuloi dhe dha një shembull të rezistencës së shqiptarëve kundër shtypjes dhe pabarazisë në Kosovë. Azem Galica ishte një ndër luftëtarët më të shquar shqiptar, luftoi kundër ushtrisë serbe, por nuk ishte i vetëm kishte gruan e tij Shote Galicën me emrin e vërtetë si Qerime. Kishte ushtrinë e tij me të cilën i përballoi ushtrisë së Serbisë. Azem Bejta ishte shumë i mençur, i pandalshëm, mendonte si ideolog, luftonte si një ushtri e tërë, ishte trimi më i madh, por ndryshe nuk ishte as gruaja e tij.

KRYENGRITËSJA

Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit të saj Azem Galica. Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës. Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë. Në prill-qershor 1919 mori pjesë përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit e të Drenicës. Në vitet 1921-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël.

Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e viteve 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetëse e qeverisë së Fan Nolit. Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të Bajram Currit duke pritur me armë në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut. U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe. Më 1926, e plagosur dhe e sëmurë, u vendos në Shqipëri, në Shullaz, pranë Milotit dhe më pas në Derven të Fushë-Krujës. Ndonëse në gjendje të vështirë dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë. Ndërroi jetë në Fushë-Krujë, aty ku prehet edhe sot e kësaj dite.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

6 minuta më parë
Gjukanoviçi pritet nga Kurti, diskutojnë për zhvillimet në rajon

Gjukanoviçi pritet nga Kurti, diskutojnë për zhvillimet në rajon

13 minuta më parë
Arr*estohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arr*estohet në Serbi një shtetas i Kosovës

20 minuta më parë
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për bashkëpunim

Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për bashkëpunim

36 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH