Këngëtarja e madhe, Violeta Kajtazi, e konsideruar si diva e estradës shqiptare, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj, njofton Kosova Post.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Disa prej tyre, diva nuk ka hezituar t’i ndajë edhe me ndjekësit e shumtë që ka në rrjetin social Instagram.
Një ndër urimet më të veçanta, Violeta e ka pranuar nga motra e saj.
Kjo e fundit publikoi në Instastory një fotografi ku shfaqej krah motrës së saj, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim të veçantë asaj “urime ditlelindje zemër, ti uroj të gjitha të mirat në jetë”./KosovaPost/.