Shëptim Hajdaraj është djali i heroit të Kosovës Smajl Hajdaraj ish-Komandanitit i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë i cili u vra pas luftës me 17 janar 2002 në rrethana ende të pasqaruar por që dihet mirëfilli se kjo vrase ishte politike duke qenë se i ndjeri në atë kohë ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova.
Shpëtimi i cili me profesion është inxhinier ndërtimi tashmë me guxim ia ka mësyer politikës duke trashëguar virtytet e të atit. Ai është në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje me numër 57 , listë e cila në përbërjen e saj ka koalicionin e tri partive VV-Guxo dhe Alternativa.
Hajdaraj njëherit është edhe Këshilltar Politik i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.
Në postimin e tij në facebook Hajdaraj thotë se trashëgimia e tij dhe bindjet politike janë të djathta- liberale dhe demokrate prandaj viteve të fundit i takoj kësaj fryme trinome.
Ai thotë se Kosovës i duhet një trinom i tillë , meqë gjendet në fazën e ndërmjetme të konsolidimit shoqëror e shtetëror-deri në normalizimin e plotë.
Në vijim statusi i plotë:
T’dashtun,
kandidoj për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Falendëroj Partinë GUXO! për mundësinë dhe hapësirën e dhënë, ku së bashku jemi në koalicion me VV dhe Alternativën.
Me profesion jam inxhinier ndërtimi, ndërsa përcjellës i politikës që nga vitet e 90-ta.
Trashëgimia ime dhe bindjet politike janë të djathta-prandaj GUXO!- personalisht edhe liberal e demokrat-prandaj viteve të fundit i takoj kësaj fryme trinome. Kosovës sonë të dashur, meqë gjendemi në fazën e ndërmjetme të konsolidimit shoqëror e shtetëror-deri në normalizimin e plotë (që personalisht mendoj se do e arrijmë deri në vitin 2030!), i nevojitet më së shumti ky trinom – Qendër e djathtë (GUXO!), Qendër e majtë apo social demokracia (VV) dhe Qendër liberale (Alternativa).
Respektoj dhe mirëkuptoj mendimin ndryshe te të gjithë njerëzve të mirë.
Ju dua.