Vendosja e vendimeve në favor të boshnjakëve në Bosnje dhe Hercegovinë ka marrë fund; mjedise të reja dhe marrëveshje të reja janë gati për zbatim, tha Igor Dodik, djali i Millorad Dodik, i cili është emëruar në postin e sekretarit organizativ të SNSD-së, transmeton Kosova Post.
Igor Dodik, në rrjetin X ka treguar se së fundmi ka folur me njerëz të afërt të presidentit amerikan Donald Trump dhe ka marrë përgjigje pozitive prej tyre.
Igor Dodik tha se; “ne ju thamë miqve tanë në Shtëpinë e Bardhë se serbët kanë treguar për dekada se nuk kanë problem të jenë fqinjë të mirë”.
Dodik theksoi se me kroatët po kuptohen mirë në shumë aspekte, përveq muslimanëve
boshnjakë.
“Por problemi lind kur një nomenklaturë e huaj e imponuar, një burokraci jolegjitime, merr vendime në favor të vetëm një partie, myslimanëve. Jam i sigurt se kësaj i ka ardhur fundi. Vendosjet e reja dhe marrëveshjet e reja janë pjekur për zbatim. Republika Serbe është më e njohur se kurrë më parë dhe ka shumë miq që na dëgjojnë dhe na kuptojnë,” tha Dodik.
“Në bisedat me Richard Grenell dhe disa persona të afërt me Trump dhe bashkëpunëtorë të kabinetit të tij ditëve të fundit, i kam pyetur se: “Nëse Republika Serbe do të propozonte bashkimin e territoreve serbe me Serbinë, çfarë do të ndodhë, a do ta kemi përkrahjen nga administrata Trump.
Ata na siguruan se do ta kemi përkrahjen e plotë”./Kosova Post/.


























