Këngëtari i njohur kosovar, Don Xhoni ka bërë një bamirësi në Muajin e Ramazanit, njofton Kosova Post.
Ai ka dhuruar një shtëpi për jetimët.
Lajmi u konfirmua nga humanisti Halil Kastrati. Kreu i shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ në një postim në ‘Facebook’ tha se këngëtari Don Xhoni “përmes Shoqates sone po e gëzon nje familje me Shtepi te re.
Ja postimi i tij i plotë:
Faleminderit shume Don Xhoni.
Permes Shoqates sone po e gezon nje familje me Shtepi te re.
Per Iftar sot te Shoqata jone ishte kengetari Don Xhoni i cili dhuroi donacion per ndertimin e nje shtepi per nje familje nevojtare
Zoti e shperblefte!
Kujtojmë që për këngëtarin Don Xhoni nuk është hera e parë që tregon anën e tij humane./KosovaPost/.