Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

    Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

    Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

    Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

    Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

    Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

    Bastiset shtëpia e pabanuar në Leposaviq, gjenden armë e flamuj serb

    Bastiset shtëpia e pabanuar në Leposaviq, gjenden armë e flamuj serb

    Rifillojnë në Abu Dabi bisedimet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

    Rifillojnë në Abu Dabi bisedimet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

    Osmani në “India Today”: Sa më shumë gra në politikë, aq më e qëndrueshme paqja

    Osmani në “India Today”: Sa më shumë gra në politikë, aq më e qëndrueshme paqja

    KEK thotë se që nga 19 dhjetori operuan në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi

    KEK thotë se që nga 19 dhjetori operuan në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi

    Komuna e Mitrovicës së Jugut përkujton 26-vjetorin e natës së tmerrit

    Komuna e Mitrovicës së Jugut përkujton 26-vjetorin e natës së tmerrit

    Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

    Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dosja ndaj Nagip Krasniqit: Mbi 3.2 milionë euro dëm për KEK-un e mbi 500 mijë euro dëmtim të buxhetit

21 Gusht 2024, 17:39
në Drejtësi, Lajme
Dosja ndaj Nagip Krasniqit: Mbi 3.2 milionë euro dëm për KEK-un e mbi 500 mijë euro dëmtim të buxhetit
Share on FacebookShare on Twitter

Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sipas Dosjes se Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), akuzohet se KEK-ut i ka shkaktuar dëm mbi 3.2 milionë euro dhe mbi 500 mijë euro shmangie tatimore në dem të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporto “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së e ngritur dy ditë më parë, e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në aktakuzë thuhet se, operatorit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore.

Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3.229.905.00 euro.

Nga provat e prokurorisë, tregohet se ZRrE, KEK-ut i kishte shqiptuar dënim për shkak të shkeljeve të konstatuara në blerje të energjisë. Raporti i Zyrës së Regullatorit kishte gjetur se bazuar në legjislacionin e vendit, aktivitetet e tregtisë së energjisë mund të ushtrohen vetëm me licencë të lëshuar nga ZRrE, e që janë të regjistruara në Kosovë.

Aty thuhet se aktivitetet pa licenca, mund të lejoheshin vetëm nëse operatorët kanë licencë në vendet e tyre të cilat mund të njihen në Kosovë vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet sipas rregullores për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.

Sipas aktakuzës, ZRrE kishte reaguar disa herë përmes shkresave dhe emailit zyrtar që KEK të veprojë në përputhje me ligjin dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë me operatorë të pa licencuar.

Tutje, thuhet se ZRrE më 19.08.2022, kishte monitoruar procesin e tregtimit në kohë reale dhe kishte vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave, KEK kishte vazhduar të veprojë në kundërshtim me ligjin.

Grupi punues i KEK-ut, ishte pajtuar që të respektonin gjetjet e raportit të ZRRE-së. “Pavarësisht bindjeve dhe argumenteve të cekura më lartë, KEK do të respektojë përfundimisht qëndrimet e ZRrE-së, si një institucion i thirrur për rregullim të sektorit të energjisë i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, i cili i jep ketë kompetencë. Në këtë rast, KEK do të ndërpresë tregtimin energjisë me tregtarë që nuk prezantojnë licencë apo dëshmi nga ZRrE që e dëshmojnë që nuk kanë licencë meqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë me komunikimet që kemi pasur me ZRrE”, thuhet në aktakuzë.

Kjo përgjigje e grupit punues, sipas prokurorisë, nuk ishte dërguar e plotë. E-maili i përcjellë nga Eljas Jashari, thuhet se ishin dërguar vetëm komentet mospajtuese që kundërshtonin gjetjet e ZRrE-së, duke konsideruar se nuk kishin nevojë për licenca shtesë, meqë të njëjtat ishin të licencuara në shtetet e tyre.

“Sipas përgjigjes së lartcekur rezulton se ZRrE-së nuk i ishin përcjellë qëndrimet e grupit punues të KEK, por qëndrimi personal i Nagip Krasniqit”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, thuhet se edhe nga opinioni i zyrës ligjore të KEK-ut, ku në ‘cc’ ishte edhe vetë i pandehuri Krasniqi, i kishte dhënë të drejtë ZRrE-së, duke e vënë në dijeni të akuzuarin Krasniqi që duhet të respektohet rregullatori pasi është autoriteti shtetëror që ka kompetencë për këtë fushë. Madje, sipas këtij opinioni edhe kur KEK ka dërguar rastet në Gjykatë, ZRrE ka fituar rastet dhe kërkesëpaditë e tyte janë refuzuar, pasi kompetenca e tyre është përfundimtare për çështjet e energjisë elektrike.

Nagip Krasniqit, sipas aktakuzës i ishte dërguar edhe një email nga Departamenti i Menaxhimit të Tregtimit me Energjinë duke kërkuar nga ai konfirmimin nëse duhej tregtuar me operatorin “HSE”, duke theksuar se nga përgjigja dërguar ZRrE-së, nënkuptohej se duhej të vazhdohej tregtimi.

I akuzuari Krasniqi ishte përgjigjur “konfirmoj vazhdimin e tregtimit sipas përgjigjes që i është dërguar ZRrE-së”. Si pasojë e kësaj, tregtimi me ketë operator të pa licencuar kishte vazhduar deri në pezullimin dhe ndërprerjen përfundimtare të kontratës në maj 2023, përkatësisht gusht 2023.

Me konfirmimin që drejtori operativ Luigj Imeri kishte kërkuar nga kryeshefi Krasniqi, në këtë korrespodencë, sipas prokurorisë thuhet se pas përgjigjes së Krasniqit, Anjeta Zeqiri dhe Besa Shatri ishin tallur.

“Hahaha ja ke prish tripat”, “Ej qetu Luigji ka pas me dhanë dorëheqje…i paska ra pishman”, ishin replikat në ketë e-mail zyrtar.

Operatori nga Sllovenia thuhet se nuk ishte në listën e kompanive të licencuara e sipas ARBK-së, as e regjistruar si biznes në Kosovë.

Tutje, në aktakuzë bëhet e ditur se pas shkresës se KEK-ut të 7 gushtit 2023, vërtetohet se pas arrestimit të Nagip Krasniqit (për çështje që nuk ndërlidhen me këtë rast), KEK me date 19.05.2023 fillimisht kishte njoftuar “HSE” se po e pezullonte bashkëpunimin për ta njoftuar me vonë se po e shkëpusin kontratën në mungese të licencës se lëshuar nga ZRRE, duke e njoftuar se në momentin që “HSE” dëshmon posedimin e licencës të lëshuar ose të njohur nga ZRRE, atëherë KEK mund të iniciojë procesin e nënshkrimit të një kontrate të re.

Deklarata e Nagip Krasniqit në Prokurori

Në mbrojtën e dhënë në prokurori, i akuzuari, Nagip Krasniqi kishte thënë se KEK-u kishte marrëveshje me të gjitha kompanitë që kishin qenë të licencuara në Kosovë dhe në shtetet që kishin qenë anëtarë të komunitetit të energjisë të cilat sipas Ligjit për Energji Elektrike nuk kishin nevojë për rilicencim në Kosovë, duke thënë se edhe “HSE” ishte pjesë.

Krasniqi kishte thënë se KEK-u që nga viti 2018 kishte kontratë të veçantë për tregtim të energjisë elektrike me “HSE” dhe tregtarët tjerë dhe se “HSE”-ja kishe bërë aderimin e rregullt të tregut në Kosovës tek KOSST.

Lidhur me nënshkrimin e kontratave “HSE” ai kishte thënë se edhe vetë ka nënshkruar kontrata “HSE”, por për shkak të ngarkesës me punë këtë kompetencë ia kishte bartur Luigj Imerit.

Në raport me vërejtjet e ZRrE-së, se pse nuk ishin marrë për bazë, Krasniqi ishte arsyetuar duke thënë se: “1.Tregtimi i energjisë ishte bërë jashtë territorit të Kosovës dhe për atë tregtim ZRRE-ja nuk kishte kompetence, 2.Duke u bazuar në ligjin për energjinë elektrike neni 32 dhe 3, përjashtimi i një operatori ndikonte ne rritjen e çmimeve ne blerje dhe çmimeve me të ulëta në shitje, që do të dëmtonin interesin e kompanisë dhe do të ngarkonte më shumë fondin e subvencionimeve nga Qeveria”, përshkruhet në aktakuzë.

Sa i përket opinionit të Zyrës Ligjore, Krasniqi ka deklaruar se arsyet kryesore ishin sepse Ligji për Energjinë Elektrike e lejonte dhe se në biseda me sekretariatin e energjisë në Vjenë, interpretimi i tyre verbal kishte qene që Ligji për Energjinë Elektrike e lejonte diçka të tillë dhe se kompanitë nuk duhet që të pengoheshin në tregtimin e lirshëm të energjisë elektrike.

Ndërsa, për rekomandimin e ZRRE-së, Krasniqi kishte deklaruar se nuk ishte obligim dhe se atë rekomandim e kishte konsideruar të kundërligjshëm pasi po të respektohej i njëjti dëmi do të ishte i pariparueshëm, duke shtuar se “HSE” nuk duhej trajtuar si kompani e pa licencuar pasi ishte kompani shtetërore në Slloveni dhe Sllovenia është anëtare e Komunitetit të Energjisë.

Ndërsa, dëshmitari Edmon Nushelli, i cili nga marsi i 2023 ishte caktuar si këshilltar teknik i kryeshefit ekzekutiv, kishte deklaruar në Prokurori se edhe vet ai ishte pro ndërprerjes se kontratës me kompaninë “HSE”, mendim të cilin e kishte dhënë edhe në grup punues, por që sipas tij, përgjigjja e grupit punues nuk ishte dërguar por një përgjigje tjetër të cilën nuk e di se kush e ka përpiluar.

Kurse, Kujtim Hoxha, i cili mban pozitën e drejtorit për Tarifa dhe Çështje Rregullative, kishte thënë se gjatë 2022 kishte ushtruar pozitën e drejtorit ekzekutiv financiar. Ai kishte thënë se pas analizimit të plotë të raportit të ZRrE-së si grup punues ishin të pajtimit që të respektohej. Por që roli i tyre ka qenë vetëm këshillues ndërsa vendimet i merr kryeshefi ekzekutiv.

Dëshmitari Eljas Jashari, i cili thuhet se ishte menaxher për Tarifa dhe Analiza, lidhur me përgjigjen dërguar ZRrE-së, ka thënë se si grup punues ishin takuar dhe përgatitur raportin, ku me pas Kujtim Hoxha e kishte dërguar tek kryeshefi.

“Dhe në të njëjtin email asistentja e kryeshefit ja kishte rikujtuar Riza Dembogajt i cili atë ditë ndodhej bashke me kryeshefin në mbledhjen e Bordit, Riza Dembogaj rreth orës 16:53 kishte kthyer email në të cilën thuhej “bashkangjitur gjeni përgjigjen e ZRrE-s, sipas sugjerimeve të KE që i bie Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet të ketë deklaruar Jashari në prokurori.

Ai kishte shtuar se meqenëse kompania Sllovene nuk ishte e regjistruar në Kosovë mund të ketë pasoja në dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe në një vijë të njëtrajtshme shkonte edhe me konkurrencën.

Dëshmitari Riza Dombogaj, kishte thënë në Prokurori se në grupin punues e kishte mbrojtur pozicionin se nuk kishin bërë shkelje të Ligjit për Energjinë Elektrike duke shtuar se padrejtësisht ishin ndëshkuar nga ZRrE-ja dhe se vendimin për gjobë e kishin atakuar në gjykatë me padi dhe kërkesë për masë të sigurisë e cila kërkesë i është refuzuar.

Prokuroria ka përfshirë edhe dëshminë e Arjeta Saraqi, shefe e kabinetit, Ymer Fejzullahut, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Skender Muçollin, analist për monitorimin e tregut në ZRrE, Hasan Kerolli, ekspert i lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në KEK, Granit Beqiraj, ekspert i lartë për bilanc në KEK dhe Valdrin Krasniqin anëtar i Bordit në KEK.

Nga vlerësimet e prokurorit special, Dren Paca, është vërtetuar se Krasniqi ishte në dijeni që veprimet e tij bien ndesh me dispozitat ligjore, pasi ZRRE, Zyra Ligjore e KEK-ut e grupi punues i përbërë nga menaxhmenti i KEK e kishin vënë në dijeni disa herë të akuzuarin mirëpo i njëjti megjithatë kishte vazhduar veprimet, rrethanë kjo që provon edhe dashjen e tij për mundësim të tregtimit dhe shpërblimit me kontrata operatorit “HSE”.

Sipas prokurorit veprimet e Nagip Krasniqit me kontratën e “HSE”-së përveç që ia ka pamundësua ZRRE-së si organ rregullues dhe kontrollues ta kontrollojë të njëjtin nëse i përmbahej rregullave të balancimit, ai i mundësoi këtij operatori përfitimin pasuror, shmangien e rregullave fiskale të vendit, i mundësoi kushte më të favorshme në treg në raport me operatorët tjerë të cilët i nënshtroheshin rregullave dhe ligjeve të Kosovës dhe në anën tjetër KEK-ut i shkaktoi dëm material në vlerë prej 3.2 milionë euro, për shkak të gjobës së marrë nga ZRRE, pikërisht për shkak të mos ndërprerjes së tregtimit me këtë operator.

PSRK, ka propozuar gjykatës që Krasniqin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit si dhe t’i shqiptohet edhe dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit te profesionit, veprimtarisë ose detyrës” pasi konsideron ai edhe në të ardhmen mund të kryej vepra të ngjashme penale./BetimipërDrejtësi”

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

55 minuta më parë
Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

2 orë më parë
Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

3 orë më parë
Bastiset shtëpia e pabanuar në Leposaviq, gjenden armë e flamuj serb

Bastiset shtëpia e pabanuar në Leposaviq, gjenden armë e flamuj serb

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH