Dr. Mustafë Bajrami ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Kosovë, për të shpreh solidarizimin e tij me popullin turk në këtë fatkeqësi të madhe që ka ndodhur në Turqi, njofton Kosova Post.
Njohësin e njohur të Turqisë dhe Lindjes së Mesme, Dr. Bajramin e ka pritur zv/ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Seyda Cimeli Aydin.
Ajo e ka falendëruar Bajramin për vizitën dhe i ka shprehur falënderime për kontributin që po jep në informimin e qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në lidhje me të arriturat e Türqisë në shumë fusha, si dhe për ngjarjet e fundit tragjike që kanë ndodhur atje.
Dr. Bajrami ka shkruar edhe këto fjalë në librin e zisë hapur enkas për tërmetin në Turqi: “Për 20 vjet me radhë shkruaj për Turqinë. Duke ua prezantuar shqiptarëve madhështinë, guximin, urtësinë dh fuqinë e Turqisë dhe kombit turk. Edhe sot, pra, njëjtë besoj se ku shtet e ky komb do ta tejkalojë këtë sfidë sikur edhe shumë të tjera më parë”.
Në fund të mesazhit të tij ngushllues, Dr. Mustafë Bajrami ka shkruar: “Başınız saĝolsun Turkiye”./KosovaPost/.