Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.
“Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns të shtunën në një bisedë me shefin e inteligjencës sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk kam menduar dhe ky është këndvështrimi edhe i agjencisë që udhëheq se duhet të frikësohemi pa nevojë nga kjo”, shtoi i pari i CIA-s amerikane.
“Ne vazhduam të jemi të drejtpërdrejtë për këtë”, shtoi Burns.