Rastet kur të burgosurit thyen rregullat në burgjet e Kosovës, me ç’rast edhe ndëshkohen, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:15 në burgun e Dubravës, raporton KosovaPost.
Sipas informaciobneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit, oficerët kanë hasur në 245 gram të drogës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dhënë urdhër që rasti të hetohet në procedurë e sipër./KosovaPost/