Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, është takuar me kongresisten amerikane, Lisa McClain, përcjell KosovaPost.
Ai ka bërë të ditur se me të ka biseduar për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Theksuam se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës vazhdojnë pa u ndëshkuar dhe pranuam domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Dugolli në platformën X.