Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se sot u takua me senatorin amerikan, Gary Peters, transmeton KosovaPost.
Ai, me anë të një postimi në platformën X, është shprehur se me të kanë pasë një diskutim produktiv për zhvillimet e fundit.
“Mirënjohës ndaj senatorit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përkushtimin e tij të palëkundur për përparimin demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Dugolli.