Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron borë, shi e vranësira

    Gazetarja sulmohet nga qentë endacakë tek Menza e Studentëve, thotë se edhe një grua u sulmua tek Termokosi

    I pl@gosuri me ar*më zj@rri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK

    Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një argjendari në Kaçanik

    Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një argjendari në Kaçanik

    Ushtarakja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në SHBA

    Ushtarakja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në SHBA

    Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

    Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

    Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

    Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Pl@goset një person në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital – I dyshuari është arr*estuar

    Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

    Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

    Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

    Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

DW: Protestat e studentëve vazhdojnë në Serbi, autoritetet blejnë kohë

26 Shkurt 2025, 9:53
në Lajme, RAJON
Serbia nuk gjen qetësi, mijëra studentë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiqi thotë se protestat po shuhen dhe se qeveria serbe po lufton korrupsionin. Çfarë mund të pritet më pas?

Protestat e studentëve në Serbi po vazhdojnë prej gati katër muajsh dhe tani për tani nuk po duket se do të marrin fund. Por nuk dihet se cili do të jetë as epilogu i tyre. Autoritetet në Serbi vazhdojnë të pretendojnë se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe i bëjnë thirrje komunitetit akademik që të angazhohet për dialog. Mirëpo edhe këto thirrje për dialog janë zvogëluar ditët e fundit. Krijohet përshtypja se krerët e regjimit kanë vendosur edhe një herë për taktikën e tyre të preferuar: blerjen e kohës dhe lodhjen e kundërshtarit.

Dorëheqja e kryeministrit nuk është konfirmuar ende në parlament dhe siç duket, nuk do të jetë pika e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme parlamentare të 4 marsit. Në praktikë kjo do të thotë se qeveria ka edhe pak muaj kohë për të vendosur nëse do të shkojë në zgjedhje apo krerët do të përpiqen të krijojnë një qeveri të re. Mendohet se deri atëherë protestat e studentëve ose do të pushojnë ose do të bëhen të parëndësishme.

Në të njëjtën kohë, si një mënyrë për të qetësuar opinionin publik, është nisur gjoja lufta kundër korrupsionit, ku kryesisht janë arrestuar ish-drejtorë të kompanive publike, për vepra penale të kryera disa vite më parë.

Arrestime me rezultat të negociuar

Profesori në Fakultetin Filosofik nëBeograd, Ognjen Radonjiq, tërheq vëmendjen për faktin se “prokuroria filloi një hetim për korrupsion në lidhje me shembjen e tendës për shkak të, siç thonë ata, presionit publik”. Pse u duhej presioni publik për ta bërë këtë? Pikërisht për këtë kemi tani narrativën e qeverisë se nuk bëhet fjalë për korrupsion, por për gabim profesional.

“Arrestimet e tjera për përvetësim që po ndodhin nuk kanë lidhje me kërkesat estudentëve, ndaj mendoj se e gjitha është thjesht një marifet publicitar dhe me një përfundim të paracaktuar”, thotë bashkëbiseduesi i DW.

E ashtuquajtura luftë kundër korrupsionit është një përpjekje e Partisë Përparimtare Serbe për të pasqyruar në mënyrë reaktive këto ngjarje dhe për të kryer një lloj menaxhimi të krizës, vlerëson për DW politologu Dejan Bursaq.

“Nëse je parti që ke probleme të shumta me korrupsionin, dhe tema kryesore në shoqëri tani për tani është korrupsioni, atëherë ke një problem për të cilin disi duhet të reagosh”, thotë ai. Nuk jam i sigurt se SNS do të arrijë ndonjë gjë me këto arrestime, sepse reagimi i njerëzve ndaj gjithë kësaj mund të jetë: ju e dinit për të gjitha këto, pse nuk keni bërë asgjë për të në vitet e mëparshme dhe tani po arrestoni kaq shumë njerëz brenda pak javësh.

“Ashtu si reagimi mund të jetë se këta janë thjesht peshq të vegjël. E nëse ata janë pasuruar kaq shumë, atëherë sa janë pasuruar ata që janë në pozita shumë më të larta nga vjedhjet,” beson Bursaq.

Qeveria dhe veprimet e saj

Drejtues nga qeveria flasin për qeveri të re. Zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të re, sipas Radonjiq. “Qeveria e re sigurisht që nuk ndryshon asgjë në thelb”, thotë Ognjen Radonjiq. “Ajo do të vazhdojë në ritmin e vjetër dhe nuk dihet si do të përfundojnë gjërat”. Nëse studentët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, atëherë nuk dihet se si do të zgjidhen problemet. Nuk e dimë sa do të zgjasin protestat dhe nëse do të ketë dhunë. “Por kështu është me diktaturat që janë thellësisht të përfshira në korrupsion dhe krim,” vëren Radonjiq.

SNS do të presë të shkojë në zgjedhje në një kohë më të qetë për të, sepse kështu do të ndalej presioni, thotë Dejan Bursaq. Tani është gjendja gjendja ndryshe. Studentët mund të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve, që mund t’i bashkangjiten shumë dhe opozita. E gjithë kjo farsë e shkeljes së afatit kushtetues prej 30 ditësh, për njoftimin e dorëheqjes së kryeministrit, i shërbenAleksandar Vuçiqit për të vlerësuar situatën dhe për të vendosur nëse do të formojë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje”, thekson Bursaq për DW.

Qeveria bën një jetë paralele

Një seri e tërë protestash të reja po paralajmërohen në Serbi. Më e madhja pritet të zhvillohet në Nish më 1 mars. Mirëpo, pasi tashmë janë mbajtur shumë protesta të mëdha, në opinion kanë filluar të lindin pikëpyetje se sa efektive janë protestat dhe cilat janë qëllimet e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Novi Sadit, i cili u emërua nën rrethimin e policisë dhe pa opozitë.

Ognjen Radonjiq vëren se “është e vërtetë qëqeveriapo përpiqet të vazhdojë me një lloj jete paralele, ndërsa protestat studentore megjithatë kanë mobilizuar ndjeshëm njerëzit”. Por Radonjiq mendon se përhapja e protestave ka ndalur diku, sepse vetëm arsimi dhe avokatët janë në një lloj proteste. Kjo nuk mjafton. “Arma kryesore është delegjitimimi i kësaj qeverie dhe greva e përgjithshme, por sigurisht nuk duhet harruar qëndrimi i Evropës ndaj kësaj qeverie, i cili fatkeqësisht është shumë i favorshëm”, thotë Radonjiq.

Varet se cili është qëllimi që të gjitha këto protesta të kenë efekt, shton Dejan Bursaq. Studentët kanë katër kërkesat e tyre dhe nuk kanë pasur asnjë kërkesë politike në kuptimin e ngushtë. Çështje të tjera, si kryetari i ri i Novi Sadit, zgjedhja e një kryeministri, apo rënia e mundshme e regjimit, janë çështje për forcat e tjera shoqërore. Studentët e kërcënuan ndjeshëm këtë regjim me veprimet e tyre dhe çuan në rënien e qeverisë pas 17 vitesh.

“Por tani po flasim për ndonjë artikulim politik të protestave, e këtë përgjegjësi e kanë partitë opozitare, ekzistuese apo të reja që duhet të dalin nga vala e kësaj pakënaqësie”, vlerëson Bursaq.

Artikulimi politik i rebelimit

Një nga dilemat që ka përçarë edhe publikun demokratik është distancimi i vazhdueshëm i studentëve nga partitë politike. Ndërsa kjo u prit me miratim unanim në fazën fillestare, tani kërkohet një veprim ndryshe. “Unë e kuptoj pse ata distancohen nga partitë politike dhe mendoj se deri tani kjo u ka sjellë dobi. Ata janë ndoshta faktori politik më i rëndësishëm sot në Serbi dhe është mjaft legjitime që ata të propozojnë një platformë politike, e cila mund të përfshijë edhe disa parti opozitare.

Problemi është se opozita nuk e ka gjetur vendin e saj në këtë duel mes qeverisë dhe studentëve, thotë Dejan Bursaq, “sepse pas protestave të studentëve, opinioni ka pritshmëri të mëdha, të cilat një pjesë e madhe e opozitës nuk mund t’i përmbushë. “Ka mënyra të ndryshme se si mund të përfshihet opozita, sepse protestat e studentëve nuk do të thonë se opozita është e përjashtuar nga aksioni politik dhe se ajo nuk mund të bëjë presion ndaj qeverisë dhe të punojë për rrëzimin e saj”, përfundon Bursaq për DW.

Etiketat: Aleksander VuçiqProtestatSerbi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrjes në Prishtinë nga Fushë Kosova

Protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrjes në Prishtinë nga Fushë Kosova

8 muaj më parë
KFOR-i turk kryen patrullime në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit me Serbinë

KFOR-i turk kryen patrullime në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit me Serbinë

8 muaj më parë
Vuçiq nderon me “Urdhrin e Flamurit Serb”, kongresisten amerikane Claudia Tenney, përmend edhe dialogun e Kosovën

Vuçiq nderon me “Urdhrin e Flamurit Serb”, kongresisten amerikane Claudia Tenney, përmend edhe dialogun e Kosovën

8 muaj më parë
Vazhdojnë protestat studentore në Serbi, bllokohen institucionet kyçe në disa qytete 

Vazhdojnë protestat studentore në Serbi, bllokohen institucionet kyçe në disa qytete 

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH