Një grup i qytetarëve ka bllokuar rrugën Prizren – Dragash, si shenjë proteste të mungesës së rrymës që dy ditë.
Pamjet nga protesta janë publikuar në rrjetin social, Facebook.
“Që 2 ditë pa rrymë e me plotë borë e akull, qytetarët që askush s’iu bënë zgjidhje, janë detyruar t’a bllokojnë rrugën Prizren- Dragash në shenjë proteste”, ka shkruar Mevludin Krasniqi.
Reshjet e borës që kanë rënë nga e premtja kanë shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik.
KEDS ka thënë se ka shtuar numrin e ekipeve në teren për rregullimin e dëmve, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.