Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.
Tëvë1 mëson se përleshja me armë ka ndodhur me dy grupeve.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitë policore.
I lënduari është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një person.
Redaksia ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë përgjigje.