E bardha që vret
Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit ﷺ të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike e shokëve të tij besnikë dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në ditën e gjykimit.
Në botën tonë moderne, gjithçka po zhvillohet me një ritëm të furishëm. Teknologjia po përparon, qytetet po zgjerohen, ndërtesat po lartësohen dhe shoqëria duket se po përparon në çdo drejtim. Por jo çdo gjë që shkëlqen është ari. Ky zhvillim solli edhe një “helm të bardhë” që po vret pa mëshirë, shpesh në mënyrë të heshtur dhe pa u vënë re mu sikurse një kancer i keq. Ky helm është droga – substanca e bardhë që kur futet në trupin e njerëzve, jo që i shkatërron vetëm fizikisht, por mendërisht, emocionalisht, e psiqikisht. Fillimisht ua shkatërron ëndrrat, aspiratat, vullnetin dhe shpresat për të ardhmen.
Ky helm i bardhë futet ngadalë në jetë, duke filluar me një provë të pafajshme fillestare sa për të eksploruar diçka të re, e më pas duke shndërruar trupin dhe mendjen e një individi në një burg të varësisë, prej të cilit është tepër vështirë të del.
Adoleshëntët dhe të rinjtë, të kapluar nga euoforia dhe papjekuria e fazës dhe të ndikuar nga presionet sociale, janë ndër viktimat më të zakonshme të këtij helmi. Kurioziteti dhe dëshira për të qenë pjesë e grupit shpesh i shtyn të provojnë diçka që ata mendojnë se është jo shumë e rrezikshme dhe të mbështetur gabimisht në vetbesimin e tepruar se unë mund ta lë dhe të tërhiqem kur të dua. Kësioj ata hyjnë në kthetrat e kësaj vartësie ku një pjesë e madhe e tyre edhe mbesin në të. Ai që futet në botën e errët të drogës është i humbur, ndërsa ai që arrin të del prej saj është i rilindur për së dyti.
Helmi i bardhë jo që prek vetëm individin, por të gjithë ata që janë afër tij. Familjet shkatërrohen nga dhimbja e shikimit të një të dashuri të tyre duke rënë thellë e më thellë në humnerën e varësisë, pa pasur mundësinë për ta nxjerrur prej aty. Ata për çdo ditë të lume digjen pak e nga pak pasi që nga i dashuri i tyre mbetet vetëm një hije, përderisa ai deri dje kishte ëndërra e aspirata. Madje shpesh të këtillët dijnë të shëndërrohen në njerëz të rrezikshëm edhe ndaj më të afërmëve të tyre, familjes së ngushtë. Kjo pasiqë nën presionin e marrjes së dozës e cila sa vie e rritet e në pamundësi financiare, shpesh edhe më i buti e më i urti shëndërrohet në kriminel të rrezikshëm. Këtu vie roli i profiterëve, atyre njerëzve të ligë prej të cilëve nuk shpëton asnjë kohë e asnjë vend dhe asnjë shoqëri.[1] Ata përdorin drogën si një mjet për të përfituar para duke ju shkaktuar vuajtje të tjerëve. Trafikimi i drogës është një biznes shumë fitimprurës, dhe ata që e drejtojnë atë nuk ndalohen nga dëmi shkatërrues që po shkaktojnë gjithandej. Të atillëve, ani pse veshët i kanë të mbyllur ndaj këtyre thirrjeve, ne për ta kryer obligimin tonë, ju bëjmë thirrje nëse kjo thirrje u arrin: mjerë për juve nga dënimi i Allahut që ju pret. Krejt ato pare që fitoni, dhe atë pasuri që grumbulloni nuk do t’ia shihni hajrin asnjëherë. Ajo do t’ju shëndërrohet në flakë përcëlluese e në zjarr të Xhehenemit, poqëse nuk pendoheni dhe nuk e lini atë punë të poshtër. Ju shtoni pasurinë duke shkatërruar jetë adoleshëntësh e të rijnësh të cilët i vrani pak nga pak e kadal dale. Ta keni parsysh se llogarija juaj para Sunduesit të Ditës së Gjykimit do të jetë e rëndë dhe do të pyeteni edhe për çdo lot të çdo prindi që ju jeni bërë shkaktarë të dal e deri te vuajtjet e mjerimin që ua keni shkatuar të gjithëve. Me këto do të fillojë llogaridhënja, që të vazhdojë me të tjerat se krimet e tyre nuk kanë të ndalur. Ata janë vrasës me kuptimin e plotë të fjalës. Vrasja nuk është vetëm me armë të ftoftë apo me armë të zjarrtë. Krimineli me armën e tij lëndon e vret disa persona, ndërsa dileri i drogës vret me qindra e mijëra! Allahu fuqiplotë thotë: “ Për këtë shkak Ne u shpallëm bijve të Israilit se, kushdo që vret ndokënd që nuk ka vrarë njeri e nuk ka bërë çrregullime në Tokë është sikurse të ketë vrarë tërë njerëzimin dhe kush shpëton një jetë është sikurse të ketë shpëtuar tërë njerëzimin. Në të vërtetë, atyre u erdhën të dërguarit Tanë me dëshmi të qarta, por edhe pas kësaj shumë nga ata tejkaluan kufijtë në Tokë.” ElMaideh: 32
Droga siç e dijmë ka pasoja shkatërruese për shëndetin fizik dhe mendor. Ajo dëmton trurin, duke çuar në humbje të kujtesës dhe çrregullime mendore si depresioni dhe ankthi. Substancat narkotike ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar aritmi dhe rritje të presionit të gjakut. Ato dëmtojnë mushkëritë, duke shkaktuar bronkit kronik dhe rrezik për kancer të mushkërive. Përdorimi i drogave intravenoze përhap sëmundje infektive si HIV dhe hepatiti. Mbidoza është një rrezik i madh, shpesh vdekjeprurës, për përdoruesit e drogave të forta.
Kësisoj ajo atakon njeriun në asetin më të çmuar të tij mendjen e tij me të cilën Allahu e ka ngritur mbi krijesat e tjera. Hasen Basriu rh.a. thoshte: “Nëse mendja do të blihej, njerëzit do ta ekzagjeronin çmimin e saj. Është çudi se si disa prej tyre me paratë e veta blejnë gjëra që ua prish mendjen.”
HYNI
Mirëpritur!Hyni në llogarinë tuaj
Emri i përdoruesit tuaj
fjalëkalimi juaj
Keni harruar fjalëkalimin tuaj?
SHËRIM FJALËKALIMIN
Rikupero fjalëkalimin
emaili juaj
Ballina Hutbe Dukuritë shkatërruese
HutbeDukuritë shkatërrueseInkurajim-pozitivitetKujdesi për shëndetin psiqikJeta shoqëroreKujdesi ndaj fëmijëveVetëdijësimRinia
E bardha që vret
10 Tetor, 2024

Ajsha r.a. ka thënë: “ Zoti nuk e ka ndaluar verën për shkak të emrit të saj, por e ka ndaluar për shkak të pasojës së saj, prandaj çdo pije që shkaton pasojën si të verës-alkoolit së ndaluar, është haram e ndaluar sikurse ajo-alkooli.”[2]
Këtë e gjejmë të theksuar qartë edhe në hadithin që e transmeton Ajsha r.a. sesi disa persona kishin ardhur tek i Dërguari i Allahut ﷺ ta pyesin për Bit’in një pije dehëse të cilën e prodhonin nga mjalta: “ Çdo gjë që dehë është Haram”[3] ju tha ai në mënyrë të prerë. Pra ska fare rëndësi se baza e kësaj pije ishte nga mjalta të cilës Allahu s.v.t. i ka dhënë epitetin “shërim”.
Kësioj pra o vëllezër besimtarë, pasiqë ky është gjykimi islam për çdo gjë dehëse e turbulluese të trurit, atëherë droga është ndër prishësit më të mëdhenj të mendjes, shkatërruesit më të mëdhenj të njeriut dhe rrënuesit e dinjitetit. Këtu përfshihen të gjitha llojet e drogave dhe substancave dehëse, qofshin ato që pihen, hahen, që thithen a tymosen, apo të injektuara. Pavarsisht në janë të lëngshme, të ngurta, tableta, pluhur apo në gjendje të gaztë që të gjitha janë haram-prej gjynaheve më të mëdha shkatërruese.
Me theks të veçantë përdorimi i drogës në moshën e adoleshencës ka pasoja të rënda mbi trurin dhe trupin. Substancat narkotike dëmtojnë zhvillimin e trurit dhe aftësitë kognitive, si përqendrimi, të mësuarit dhe vendimmarrja.
Poashtu Adoleshentët janë më të prirur të krijojnë varësi ndaj drogës nëse e përdorin në moshë të re. Pastaj kjo Varësi zakonisht çon në probleme të mëdha afatgjata si kriza të rënda shëndetësore, izolim social dhe përfshirje në aktivitete kriminale.
Disa nga arsyet kryesore që shtyjnë adoleshentët drejt përdorimit të drogës janë: presioni nga shoqëria në të cilën ata gjinden nga shokët e shkollës dhe të lagjes të cilët veçmë e përdorin. Pastaj kurioziteti e dëshira për të provuar atë që është e re dhe trend. Nganjëherë është edhe dëshira për t’u arratisur nga problemet emocionale dhe streset. Po ashtu, faktorë si mungesa e mbështetjes familjare dhe problemet në shkollë ose në marrëdhëniet personale kontribuojnë në këtë rrugë të rrezikshme.
Për fat të keq raportimet nga terreni janë rrënqethëse si për nga numri në rrijte i përdoruesve të drogës, si dhe për nga mosha gjitnjë më e re e tyre!
Shefi i Repartit, të Sëmundjeve të Varësisë, që funksionon në Spitalin e Gjakovës., Ilir Grezda thotë se varësi kanë krijuar edhe të rinj nën 16 vjeç. “Vjet përderisa ka qenë mosha 16-17 vjeçare e adoleshentëve që kanë përdorur substanca narkotike, sivjet ka rënë, domethënë në 15.5 vjeç. Pra, kjo është një gjë e cila e brengos tërë Kosovën apo tërë shoqërinë tonë”, ka thënë Grezda.[4]
Substancat narkotike shpesh tregtohen edhe afër shkollave. Gjatë vitit të kaluar, në 80 raste të regjistruara për blerje dhe posedim të substancave narkotike në shkolla fillore dhe të mesme, ishin të përfshirë 74 të dyshuar nën moshën 18-vjeçare.[5]
Sa ëndrra janë shuar para kohe, sa jetë të reja janë thyer për shkak të drogës që po helmon shoqërinë tonë. Për ditë e më shum po dëgjojmë për ndonjë djalë të ri, plot dritë e shpresë, i dalluar në shkollë, i dashur me prindërit dhe rrethin i ndershëm dhe i përkushtuar. Një ditë, pa pritur e pa kuptuar, ai bie në shoqëri të keqe. Fillimisht duket si lojë, aventurë apo kënaqësi momentale, por shpejt gjithçka përmbyset. Drita në sytë e tij shuhet, buzëqeshja venitet dhe rruga e drejtë kthehet në labirint të errët, ku droga bëhet robërues i tij.
E njëjta histori përsëritet edhe me vajza të reja, që ishin krenaria e familjes së tyre. E bukur, e zgjuar dhe e dashur deri dje, por papritmas bie pre e një gracke të ndyrë. Shoqëria e keqe e tërhjek pak nga pak dhe e çon në rrugën e gabuar. Dal nga dal, ajo nis të devijojë, duke menduar se po kërkonte liri, por në fakt po i dorëzohej j skllavërisë së drogës. Familja e saj, që dikur mburrej me të, tani nuk e di si ta shpëtojë, dhe çdo ditë pyetet: a mund ta kthejnë më në rrugën e drejtë?
Kjo është fytyra e vërtetë e drogës: një helm i bardhë që i vret të rinjtë, i shkatërron ëndrrat dhe i lë familjet e tyre në vuajtje e pikëllim. Shoqëria jonë duhet të zgjohet nga ky makth. Deri dje mburreshim se kemi rini të shëndoshë, por sot gjërat kanë filluar të lëvizin kah e keqja. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin, të edukojmë të rinjtë tanë për rreziqet e drogës dhe të ndalojmë përhapjen e këtij helmimi që po i shkatërron brezat tanë. Vetëm me dashuri, përkushtim dhe ndërgjegjësim mund ta shpëtojmë rininë nga kjo rrugë e errët.
Kjo, me të vërtetë, është një çështje tejet komplekse dhe është mëse e ditur se në një hutbe nuk mund të përmbledhet e tërë tema me të gjitha aspektet e saj. Për ta përthekuar si temë ndoshta duhet një seri e plotë. Por kësaj radhe qëllimi ishte vetëm senzibilizimi. Prandaj edhe po e përmbyllim me rolin e akterëve kyç në këtë çështje, familjes dhe prindërve, pasiqë insitucionet dhe akterët relevantë si shkollat, OJQ- të fondthithëse, organet e rendit dhe të sigurisë vetëm po e shohim se çfarë kontributi minimal janë duke e dhënë në këtë drejtim.
Vëllezër besimtarë, Familja e mirëfilltë dhe e përkushtuar në rrijten dhe edukimin e fëmijëve të shëndoshë është vaksina më e fortë imunizuese ndaj të gjithë virusave aktual, përfshi edhe drogën për të cilën sot po flasim.
Prindërit duhet të jenë vigjilentë, të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre, të kalojnë kohë të mjaftueshme me fëmijët e tyre duke u kujdesur për ta, e duke i dëgjuar ata, duke jetuar me ta, duke bashkëbiseduar e duke u shoqëruar me ta. Dialogoni me ta, dëgjoni problemet e tyre lejoni t’i shpalosin shlirë të gjitha brengat dhe dëshirat e tyre dhe çdo gjë tjetër që ua pushton mendjen. Avanconi me raportin tuaj me fëmijët nga prindër në shokë, për aç sa është e mundur.
Zhvillone raportin e dashurisë së pakushtëzuar me ta, duke qëndruar sa më shumë larg sjelljeve irrituese, dhunës e abuzimit fizik e psiqik etj.. Shmangeni vrazhdësinë në komunikim, e ashpërsinë në sjellje dhe dhe qëndrimin deri vonë jashtë shtëpisë. Qëndrimi juaj në mesin e tyre le të jep ngrohtësinë dhe energjinë pozitive të cilën ata do ta dëshirojnë sa më shpesh. Pra qëndrim jo vetëm sasior, por edhe cilësor me ta.
Në këtë botë hiperaktive me tërë këtë dinamikë tipi i prindit klasik si mbikqyrës, këshillues sporadik, apo i kujdestarit strikt shpesh mund të përfundojë me dështim. Prindërit duhet të avancojnë në fushën e prindërimit dhe të edukohen edhe ata vazhdimisht në këtë lëmi. Zhvilloni aktivitete të përbashkëta familjare të këndshme me ta e për ta. Jo vetëm qëndrim të ftoftë fizik të kapluar pas botës virtuale të rrjeteve sociale, të cilat po na afrojnë me të largëtit e po na largojnë nga më të afërmit. Poashtu, prindërve ju takon që edhe ti përcjellin fëmijët se me kënd po shoqërohen, duke u munduar që ata t’i përafrojnë me shokë fetarë të mirë të cilët i njohin dhe e dijnë kush janë. Nevoja e të rinjëve për shoqërim është nevojë normale njerëzore e cila përgjatë moshës, siç e theksojnë ekspertët, sa vjen e rritet. Prandaj, në këtë rast shoku i mirë është shpëtim, sikurse që anasjlletas shoku i keq është i barabrtë me shkatërrim.
Poashtu mbushja e kohës së lirë me aktivitete të dobishme, kurse, sport, hobi të dobishëm etj. është aspekt poashtu tepër me rëndësi. Hapësirat e zbrazta patjetër që i mbush dikush, nëse jo aktivititeti i dobishëm atëherë ka gjasë që atë hapësirë ta zë aktiviteti dekonstruktiv. Sa e sa promovimi i bëhet këtij helmi shkatërrues nga bota e ashtuqujatur e artit, muzikë, filma e tashti së fundmi edhe influencerë të ndryshëm tiktokera e youtubera mendjelehtë e shkatërrues të çdo vlere njerëzore. Prandaj sa më pak kohë të lirë në dispozicion aq më mirë.
Këtu patjetër duhet të përmendi faktin se edhe ne si Imamë kemi përgjegjësi në drejtimin e vetdijësimit dhe imunizimit të të rijnëve tanë nga kthetrat këtij helmi shkatërrues. Ne imamët duhet të jemi edhe më shumë të inkuadruar në mesin e shoqërisë e me theks të veçantë me rininë. Jo vetëm me ligjërata, por edhe me aktivitete të ndryshme në komunitet: sportive, kulturore, argëtuese etj. Duke organizuar shëtitje, kampingje, pushime, udhëtime, kurse, termine sportive etj. etj. Patjetër që këtu nevojitet edhe mbështetja dhe përhkrahja e xhematit në të gjitha fazat e organizimit. Prandaj nga këtu duhet që të ketë një bashkrendim mes prindërve xhemat dhe imamit duke formuar klubin e të rinjëve të xhamisë, klubin e notit, të futbollit, të alpinizmit e të kampingut etj. etj..
Të gjitha këto, dhe jo vetëm, për ta e me ta, ngase e ardhmja janë vet ata.
Vërtetë që këto kërkojnë angazhim, mund, lodhje, skarificë e financa, por të jeni të bindur se nuk ka rrugë tjetër. Nuk mjafton vetëm një këshillë apo ndonjë ligjëratë që mbahet kohë pas kohe. Duhet të punojmë pa ndal në baza ditore. Në fund të fundit tërë këtë e bëjmë për vetveten tonë, fëmijët tanë e kombin tonë. Realisht kështu duket dashuria e vërtetë ndaj Kombit e Atdheut, duke punuar e duke edukuar dhe ndërtuar breza të shëndoshë. Jo me folklorizma të thatë e parulla koti. Përdryshe kur anija shpohet dhe ka rrjedhje uji, ajo fundoset me të gjithë ata që janë në të.
Zaten edhe ky është obligimi me të cilin i ka ngarkuar Allahu s.v.t. prindërit kur urdhëron e thotë: “ O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” Tahrim: 6
Për fund e lus Allahun s.v.t. që të na ruajë bijtë dhe bijat tona , të rinjtë e të rejat tona nga çdo dukuri shkatërruese, denigruese, e devijuese. O Allah në rrugën e drejtë e të udhëzimit, të vlerave e virtyteve rinën tonë na e drejto! Nga çdo rrugë devijante, e dukuri shkatërruese e shoqëri dhe vese të këqija bijtë dhe bijat tona na i largo. Prindërit të jenë sa më të përgjegjshëm e më të sukseshëm në edukim o Allah ua mundëso!Shoqërinë, vendin, kombin e vatanin tonë nga çdo armik dhe çdo e ligë o i madhi Zot na e shpëto!