Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë po shkon drejt një fitoreje të paprecedentë në zgjedhjet e përgjithshme nën udhëheqësin Herbert Kickl, thonë parashikimet.
Projeksionet, bazuar në rezultatet fillestare, i japin partisë së Kickl 29.2% – tre pikë përpara Partisë Popullore konservatore me 26.2%, por shumë larg shumicës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Partia e Lirisë (FPÖ) ka qenë në koalicion më parë, por Partia Popullore konservatore e vendit të dytë ka refuzuar të marrë pjesë në një qeveri të udhëhequr nga ajo.
Rivali kryesor i Kickl, kancelari aktual Karl Nehammer i Partisë Popullore (ÖVP), ka thënë se është “e pamundur të formohet një qeveri me dikë që i do teoritë e konspiracionit”.
Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë të votonin në një garë të dominuar nga çështjet binjake të migrimit dhe azilit, si dhe nga inflacioni dhe lufta në Ukrainë.