Sulmuesi në top formë, Erling Haaland, duket se do të shpëtojë pa u ndëshkuar pasi e goditi mbrojtësin e Arsenalit, Gabrielin, me top në kokë.
City po e kërkonte me ngulm golin e barazimit për një pjesë të tërë, e i cili erdhi në minutën e shtatë shtesë të pjesës së dytë nga John Stones.
Pasi u tund rrjeta, norvegjezi mori topin nga porta dhe ia hodhi në kokë brazilianit.
VAR-i e kishte shqyrtuar situatën gjatë lojës, dhe kishte konsideruar se nuk ka nevojë të merret asnjë masë./kk