Presidenca e Kosovës ka njoftuar për largimin e Blerim Velës, shefit të stafit të Presidentes Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Vela e ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.
Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftim