Nga Eugen Shehu
Nga sot distancohem nga mbështetja për Vjosa Osmanin. Kam qenë ndër të parët që jam prononcuar publikisht në mbështetje të zgjedhjes së saj edhe për një mandat të dytë.
Megjithatë, veprimet e saj në këto ditët e fundit para përfundimit të mandatit si presidente tregojnë qartë se diçka ka ndryshuar në kursin e saj politik. Ose është dehur nga egoja e pushtetit, ose ka harruar përgjegjësinë që bart një presidente e Republikës.
Të marrësh këshilla nga një “kushëri” – siç është shprehur vetë – i kriminelit serb Aleksandar Vuçiç, dhe të ndërmarrësh role e veprime të pamatura mirë që mund ta çojnë Kosovën në një fushë të minuar politike, është një papërgjegjshmëri serioze politike.
Zonjë e nderuar, me bindje të plotë them se, pas këtyre zhvillimeve, ju nuk e meritoni më postin e Presidentes.
Njëkohësisht, kërkoj falje nga miqtë e mi, të cilët kanë të drejtë të më shkruajnë e të më kritikojnë për mbështetjen që kam dhënë më parë.
Kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij u them: ju priftë e mbara. Sepse ekziston një thënie e moçme që thotë:
Nëse politika shqiptare në Kosovë ende nuk e ka kuptuar se, në shumë raste, Beogradi shovinist përpiqet të ndikojë edhe në zhvillimet shqiptare në rajon, atëherë mbetet vetëm të thuhet: Zoti na ndihmoftë.
“Nuk më vrau shpata e armikut që kam përballë, por thika e mikut pas shpine.”
Nëse politika shqiptare në Kosovë ende nuk e ka kuptuar se, në shumë raste, Beogradi shovinist përpiqet të ndikojë edhe në zhvillimet shqiptare në rajon, atëherë mbetet vetëm të thuhet: Zoti na ndihmoftë.


























