Dje një qytetare u lëndua rëndë e seriozisht si pasojë e shembjes së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës. Qytetarja e lënduar është motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.
Ujkani sot e shkroi një status, në të cilin u lut për shërimin e motrës së saj.
“Sot, ditë e xhuma!
Lutemi për ty, Elza” – shkroi ajo.
Dibran Hoxha, analist në “Debat Plus”, ka shkruar një status, që është, në fakt, një ironi me lutjen e deputetes Ujkani.
“Sot, ditë e xhuma!
Lutemi për punët e pakryme të deputetëve dhe qeverisë!” – shkroi ai, në një status absolutisht të pandjeshëm karshi një tragjedie të një vajze 23-vjeçareje.