Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë me dyshimet për shantazh.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në rrugën B.
I dyshuari kishte shantazhuar një femër me publikim të fotografive intime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.