Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar në parashikimin pesëditor se në vend do të vazhdojë mbizotërimi i temperaturave të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet deri në 38 gradë.
Ndryshim do të ketë vetëm në ditën e premte ku është parashikuar ditë pjesërisht e vranët.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.