Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook pamje nga stërvitjet e ushtrisë shqiptare me helikopterë Black Hawk, transmeton KosovaPost.
Në postimin e tij, Rama ka vënë në pah intensitetin dhe gatishmërinë e forcave ushtarake, duke e cilësuar aktivitetin si dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të tyre.
Pamjet tregojnë manovra ajrore dhe operacione stërvitore me helikopterët Black Hawk, të cilët janë pjesë e kapaciteteve moderne të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk”, ka shkruar Rama në Facebook.


























