Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele njoftoi se ata realizuan një fitim prej 305 milionë dollarësh nga një investimi në kriptomonedhën Bitcoin, transmeton Kosova Post.
El Salvadori, i cili ishte vendi i parë që vuri në qarkullim kriptomonedhën Bitcoin si monedhë zyrtare në shtator 2021, realizoi një fitim prej 305 milionë dollarësh pasi Bitcoin iu afrua kufirit prej 100 mijë dollarësh.
Pas fitores të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ngritja e kriptove vazhdon pa u ndalur.
Bitcoin, i cili është rritur me 40 për qind që nga dita e parë e nëntorit dhe 134 për qind që nga fillimi i vitit, e bëri më të lumtur Presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele.
Bukele në postimin e tij në llogarinë e tij të mediave sociale theksoi se sa i saktë ishte vendimi i tij për të investuar në Bitcoin.
Në kohën e vendimit zyrtar të El Salvadorit, vlera e kriptomonedhës ishte në intervalin 45-50 mijë dollarë. Më vonë, Bitcoin ra nën 17 mijë dollarë dhe Bukele u bë në qendër të kritikave brenda vendit pas humbjes së madhe të vlerës së Bitcoin. Burri i ri i shtetit deklaroi se nuk i dëgjoi kritikat dhe vazhdoi të blinte Bitcoin. Ekspertët thanë se udhëheqësi i Amerikës Qendrore kishte të drejtë në parashikimin e tij.