Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, që të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi.
Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Tesla dhe ambasada turke në Uashington, DC nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Musk theksoi në një postim në në X se bisedimet e tyre do të fokusoheshin në teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Ndryshe, Tesla në gusht shprehu një interes për ndërtimin e një fabrike në Indi që do të prodhonte një automjet elektrik me kosto të ulët (EV).
Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika dhe po ndërton një të shtatë në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, pjesë e përpjekjes së prodhuesit të makinave elektrike për të zgjeruar “gjurmët e saj globale”.


























