Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare, në fokus të veçantë do të ketë situatën humanitare në Gaza dhe nevojën për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez – një qëndrim që presidenti turk e përsëriti edhe të dielën.
Erdogan bëri të ditur gjithashtu se do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme së bashku me përfaqësuesit e administratës së opozitës siriane, duke u zotuar të mbështesë përpjekjet e tyre për rindërtimin e Sirisë së shkatërruar nga lufta, raporton Daily Sabah.
Një tjetër moment kyç i vizitës së tij do të jetë takimi i parë ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump në SHBA. Erdogan e cilësoi Trump-in si një “mik të çmuar” dhe njoftoi se do të takohen të enjten.
Duke komentuar për rëndësinë e Asamblesë së këtij viti, Erdogan theksoi se ajo do të dallojë nga të mëparshmet për shkak të mbështetjes në rritje ndërkombëtare për njohjen e shtetit të Palestinës. “Shpresojmë që këto vendime do të nxisin përpjekjet drejt realizimit të një zgjidhjeje me dy shtete,” u shpreh ai.


























