Për shkak të erërave të forta, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, posaçërisht në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit”.
Ky paralajmërim bëhet pas lëndimit të 23-vjeçares nga çatia e Komunës së Prishtinës.
“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, në përfundim kanë vendosur dy numra, ku në çdo rast rreziku, qytetarët të kenë mundësi të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit./teve1.info/