Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj vijon shantazhin dhe sharjet ndaj prokurorit të çështjes së tij.
Veliaj në episodin e radhës të reagimeve të tij në rrjetet sociale, ku në shumciën prej tyre ka thënë një mori gënjeshtrash, shprehet se logjika e hetimit ndaj tij është idioteske.
Sipas Veliajt hetimi që është bërë ndaj tij dhe është zbardhur në vendimin e gjykatës, njërën prej akuzave e quan reagim patetik të adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.
“Pse ma le “seen”? Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!
Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.
Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!”, shkruan ndër të tjera Veliaj në rrjetet sociale.


























