Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit turk me fanellën e Trabzonsporit.
Futbollisti shqiptar realizoi gol dhe asistim në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Fethiyespor, shkruan Arbresh.info.
Muçi golin e realizoi në minutën e 69-të. Teksa asistoi tek goli i tretë i Nwakaemes.
Ky ishte goli i 11 dhe asistimi i katërt në 27 ndeshje këtë sezon.


























