Kreu i Unionit Demokratik Shqiptar, një prej partive shqiptare në Malin e Zi, Mehmet Zenka ka folur për incidentin në Mal të Zi që përfshiu tre të rinj shqiptarë.
Këta të fundit ranë pre e dhunës së shtatë shtetasve, të cilët dyshohet të jenë me shtetësi malazeze.
Zenka thotë se ka ngritur apel për zbardhjen e ngjarjes.
Kemi reaguar në të gjithë mediat në Malin e Zi dhe kemi bërë apel për arritjen e zbulimit të së vërtetës. Sipas informatave tona, 3 djemtë shqiptarë që thanë se u dhunuan nga 7 apo8 militantë serbë, ne vërtetuam se ata ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim.
Unë kam kontaktuar edhe me kryeministrin malazez, i cili dha urdhër për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Organet e policisë erdhën shpejt dhe pritet që deri nesër të arrestohen edhe personat në kërkim.
Zakonisht këta persona janë militantë të politikës serbe.
Nuk është një incident banal, por ishte diçka e qëllimshme për të shprehur urrejtjen e të rinjve serbë të veshur me uniforma serbe që sapo panë regjistrimet dhe targat shqiptare kanë nisur provokimet dhe kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë.
Dita ditës jemi dëshmitarë të thirrjeve pro-serbe kundër pakicave në Malin e Zi, disa herë edhe sulme fizike. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj autorëve të dhunës, mirëpo shqetësimi është te paraqitja e këtij rasti si një incident trafiku. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë, militantët serbë, dhe më pas kanë provokuar shqiptarët dhe i kanë sulmuar”, u shpreh ai në News24.