Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se tashmë është hapur aplikimi për shtesa mujore, për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.
Siç shkruan ai, kjo përmbush në tërësi njërin prej premtimeve kryesore, të qeverisë Kurti.
”Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.
Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.
Qeveria për Familjet”.