Zëvendëspresidenti Prosper Bazombanza. teksa u pranoncu para gazetarëve, tha se zjarri përfshiu një objekt të mbipopulluar në kryeqytetin Gitega, me të paktën 69 persona të lënduar rëndë.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një ndërtesë të kapluar nga flakët dhe trupat që thuhet se janë të të burgosurve në burg, transmeton Klankosova.tv.
“Është vërtet katastrofë”, i tha BBC-së përmes telefonit një i burgosur.
“Unë do të thoja se pothuajse 90% e sallave të gjumit janë djegur”
Dëshmitarët i thanë AFP se zjarri tani është vënë nën kontroll.
Me kapacitet për 400 të burgosur, burgu Gitega mbante 1,539 të burgosur që nga muaji i kaluar, sipas Shoqatës së Krishterë Kundër Torturës (ACAT-Burundi).
Një postim në Twitter nga ministria e brendshme e Burundit tha se shkaku i zjarrit ishte një qark i shkurtër.c
Incendie dû à un court-circuit maîtrisé par @Burundi_Police à la prison centrale de @Gitega : 38 prisonniers morts et 69 autres blessés. Le Vice-président de la République + les ministres du @MininterInfosBi, @MiniJustice_BDI, @minisante et @GenreMinistere au chevet des victimes pic.twitter.com/h1wJtzijjQ
— MininterInfosBi (@MininterInfosBi) December 7, 2021