Ushtrimet janë mbajtur më 4 shkurt në Kampin Bondsteel dhe kanë përfshirë trajnime teorike dhe praktike, me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit ndërmjet njësive dhe avancimit të gatishmërisë operacionale për reagim në raste emergjente, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit të EULEX-it, aktiviteti kishte për synim përgatitjen e pjesëtarëve për situata reale, duke rritur aftësitë për menaxhimin e emergjencave dhe ndërhyrjen e shpejtë përmes evakuimit mjekësor ajror.
EULEX-i thekson se ushtrime të tilla të përbashkëta kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në garantimin e një reagimi efikas dhe të koordinuar në raste të emergjencave në terren.


























