Eurozona ka dalë nga recesioni ekonomik, duke mposhtur parashikimet për rritje në fillim të vitit.
Bruto Produkti Vendor i saj është rritur për 0.3 përqind në periudhën janar-mars, thonë statistikat e Eurostatit, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo nënkupton që periudha në recesion ka marrë fund, ku GDP e saj ishte tkurrur për 0.1 përqind në çerekun e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar, që ishte një recesion teknik.
Rritja ekonomike është kthyer duke mbajtur lart normat e interesit, ku Banka Qendrore Evropiane është përballur me inflacionin, derisa kriza e çmimeve kishte prekur shpenzimet e konsumit.
GDP ka pasur rritje më të madhe sesa që pritje në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë.