Fajoni përshëndet Kurtin në Kongresin e PES-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë , ku e pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, përcjell KosovaPost.

Fajon, përmes një postimi në platformën X, të plotësuar edhe me disa foto, e ka përshëndetur kryeministrin Kurti.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të gjelbër të përshtatur për njerëzit. Ne kemi nevojë për investime në shërbimet publike që të gjithë të sëmurët të kenë qasje tek mjeku. Ne luftojmë për të drejtat sociale dhe themelore, për një shoqëri më të mirë. Kjo është lëvizja jonë politike për të mos lënë askënd pas”, ka shkruar ajo në X.

Nga Parisi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish