Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj dhe kandidate për deputete nga kjo parti sot ka vizituar shoqatën Çamëria, përcjell Kosova Post.
Aty është mirëpritur nga kryetari z.Besim Dinolli,me të cilin patën një bashkëbisedim të këndshëm.
Ky është postimi i saj në fcb ku njofton për vizitën.
Për këtë fundvit s’kisha si ta tejkaloja një vizitë në Shoqata Çamëria Kosovë, ku na mirëpriti kryetari z. Besim Dinolli dhe bashkëpunëtorët e tij.
Tokat e coptuara nga trungu i mëmëdheut janë plagë e rëndë kombëtare. Çamëria është dhimbje e të gjithë shqipëtarëve që kanë parë dhe dëgjuar për dëbimin dhe asimilimin e atyre troje që ende rënkojnë nga trishtimi.
Shoqata po angazhohet bashkë me organizata të tjera simotra të ngrisin zërin për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar kudo për të ngritur çështjen çame në nivel ndërkombëtar, na tha kryetari Dinolli.