Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Jupolli në Prishtinë. Djali i tyre 28-vjeçar, i cili u godit pasditen e djeshme nga një veturë ne rrugën “Fahri Fazliu”, në orët e para të vitit 2023 ndërroi jetë.
Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, kur në orët e mëngjesit morën lajmin se Arbnori ka vdekur.
I njëjti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë Iëndimeve dhe ka vdekur lëndimeve dhe ka vdekur në orët e para të së hënës.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti.