Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, në mesazhin e tij që postoi pas fjalimit që presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, mbajti para ligjvënësve në Asamblenë e Madhe Popullore të Türkiyes (TBMM) theksoi se “Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë”, transmeton Anadolu.
“Sigurisht që do të vijë dita kur palestinezët do të jetojnë të lirë në tokat e tyre, nën çatinë e shtetit të tyre. Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë”, shkroi Fidan.
Fjalimi 46-minutësh i liderit palestinez në parlamentin turk u prit me duartrokitje nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, deputetët dhe të ftuarit.