Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës do të ngjitet sonte në skenën e Vjenës me një koncert të veçantë, nën dirigjimin e Edon Ramadanit.
Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe do të mbahet në ora 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë.
Në program do të interpretohen vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, me pjesëmarrjen e sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.
Ky është prezantimi i parë i Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak dhe vjen në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


























