Finalja e EURO 2024-shit midis Spanjës dhe Anglisë ka filluar.
Përderisa Spanja po e kërkon titullin e katërt në këtë garë, Anglia po kërkon ta bëjë sefte.
Teksa spanjollët kanë mbërritur relativisht lehtë në finale pavarësisht rrugës më të vështirë, duke e mundur Kroacinë, Italinë, Gjermaninë dhe Francën (si dhe Shqipërinë e Gjeorgjinë), anglezët arritën në mënyrë dramatike, duke e mundur Sllovakinë në vazhdime, Zvicrën në penalti dhe Holandën në minutën shtesë të takimit.
Ndeshja po luhet në “Olympiastadion” në Berlin.


























