Ministria e Drejtësisë ka nisur fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Në të gjitha shkollat sot në orën e parë të mësimit është diskutuar për dhunën në familje.
Ministrja Albulena Haxhiu, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për dhunën me bazë gjinore, kanë bashkëbiseduar me nxënësit shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Haxhiu ka theksuar se deri më 10 dhjetor do të organizohen me qindra aktivitete. Sipas saj, Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. “Deri më tash kemi ndërmarrë shumë veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje”, ka deklaruar ajo.
Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Kusari-Lila ka kërkuar nga nxënësit që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”.rtk.