Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bën të ditur se sot ka filluar ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, ndërsa shprehet se kjo shkollë do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët.
Tutje thekson kryetari Rama se me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijët e tyre do të marrin fund dhe se kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në kryeqytet.
“Vazhdojmë tutje me shhndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e Kryeqytetit”, shprehet kryetari Rama.