Një film kroat që tregon masakrën e Strpcit të vitit 1993 gjatë Luftës së Bosnjës është nominuar për Oscar në kategorinë e filmave të shkurtër, transmeton Anadolu.
“Njeriu që nuk mund të qëndronte i heshtur”, me regji të Nebojša Slijepčević, dokumenton vrasjen e 18 boshnjakëve dhe një civili kroat nga Ushtria e Republikës Serbe në stacionin e trenit në Strpci më 27 shkurt të vitit 1993.
Drama, e cila fitoi filmin më të mirë të shkurtër të Akademisë Evropiane të Filmit dhe çmimet Palma e Artë e Festivalit të Filmit në Kanë, fokusohet te oficeri kroat në pension Tomo Buzov, i cili nuk mundi të hesht për incidentin.
Ai rrëfen ngjarjen tragjike ku 19 civilë u rrëmbyen nga një tren që udhëtonte nga Beogradi në Bar dhe më pas u vranë.
Vetëm katër trupa janë gjetur në 32 vjet që nga masakra.
Filmi nxjerr në pah dhunën brutale etnike që karakterizoi Luftën e Bosnjës 1992-1995, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare ndaj mizorisë kryesisht të harruar.