Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

    Krasniqi reagon pas publikimit të Aktgjykimit të Kushtetueses

    Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

    Kamberi: Çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi, në Kongres

    Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

    Sveçla: Datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tr@gjedi njerëzore, dorasit e vr@sjeve dhe kr*imeve duhet të dalin para drejtësisë

    Rizvanolli thotë se në katër vitet e ardhshme do të modernizohet Termocentrali “Kosova B” dhe rehabilitimi i thellë i Termocentralit “Kosova A”

    Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformatimet për KEK-un

    Franca bastis zyrat e X (ish-Twitter) për përmbajtje deepfake

    Franca bastis zyrat e X (ish-Twitter) për përmbajtje deepfake

    Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

    Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese

    Tërmet në Malishevë

    Tër*met në Korçë, ja ku ishte epiqendra

    Tentoi ta vr*iste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me bu*rgim të përjetshëm

    Tentoi ta vr*iste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me bu*rgim të përjetshëm

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Të shtëna me ar*më zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë, pl@goset një person

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fjalët përfundimtare në gjykimin për kr*ime lu*fte ndaj Zoran Vukotiqit

30 Maj 2025, 18:12
në Drejtësi, Lajme
Fjalët përfundimtare në gjykimin për kr*ime lu*fte ndaj Zoran Vukotiqit
Share on FacebookShare on Twitter
Në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj të akuzuarit për katër aktakuza për krime lufte në Kosovë- Zoran Vukotiq, prokurorja e rastit Florie Shamolli, tha se viktimat u vranë vetëm pse ishin shqiptarë e popullatë e pambrojtur civile. Vetë Vukotiq kërkoi aktgjykim lirues.

“Motivi pse u vranë këta persona ishte vetëm pse ishin shqiptarë, ishin popullatë e pambrojtur civile dhe të gjithë këta u vranë me armë zjarri”, tha prokurorja Shamolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja propozoi që të akuzuarin Vukotiq ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me dënim sipas ligjit.

“Prokuroria ka analizuar edhe rrethanat lehtësuese e rënduese, por që nuk ka gjetur asnjë nga rrethanat lehtësuese përveç faktit që Zoran Vukotiq për Gjykatën e Prokurorinë është person që ka dhunuar femra të nacionalitetit shqiptar, nuk e them unë këtë, e thojnë vendimet e Gjykatës të vërtetuara në të gjitha instancat”, tha prokurorja.

Gjithashtu, fjalën e prokurores Shamolli e ka mbështetur edhe mbrojtësja e të dëmtuarës, avokatja Makifete Salihu-Uka.

Ndërsa, mbrojtësja e viktimave nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, Mema Mjeku, tha se e mbështet fjalën përfundimtare të prokurores.

Mjeku tha se veprat për të cilat akuzohet Zoran Vukotiq janë ndër veprat më të rënda që parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës- “Krime lufte”.

“Viktimat që unë përfaqësoj nuk janë vetëm statistika të një lufte të egër, janë njerëz që mbajnë në shpinë dhunën e shkaktuar, familje të rënduar nga tortura që i kanë përndjekur tërë këto vite”, tha Mjeku.

Sipas saj, drejtësia për këto viktima është vonuar për më shumë se dy dekada, por ajo ende mund të realizohet sot.

“Sot, në këtë sallë dhe këtë ua kemi borxh jo vetëm viktimave, por edhe shoqërisë tonë dhe brezave që vinë”, tha mbrojtësja e viktimave.

Ndërsa, mbrojtësi i të dëmtuarit Faton Muli, avokati Abit Asllani tha se Ligji e favorizon mjaftueshëm të akuzuarin.

“Edhe një dënim maksimal nuk do të ishte dënim posaçërisht i rëndë për të”, u shpreh Asllani.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Zoran Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, tha se ky gjykim duhet ta sjellë drejtësinë për viktimat, por edhe për të pandehurin.

“A do të jetë i vetmi që për herë të tretë gjykohet për krime lufte, nuk jemi fajtor që prokurori i shtetit ka gjetur raste të reja të supozuara, këtu bëhet fjalë për res judicata, për çështjen e gjykuar, ekzistojnë aktgjykime të shumta dhe për këtë gjykata duhet ta refuzojë këtë aktakuzë”, tha Vllajiq.

Ai shtoi se aktgjykimi nuk mund të sjellet në bazë të gjykimeve të lira dhe se besimi është diçka tjetër, ndërsa provat e e faktet diçka tjetër. Tha se me bindje të tillë e presin aktgjykimin.

Ndërsa, i akuzuari Zoran Vukotiq i propozoi Gjykatës që të sjellë aktgjykim lirues, në këtë proces gjyqësor që e quajti maratonik.

Në seancën e radhës pritet të shpallet aktgjykimi.

Prokuroria Speciale, kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozim të e mbrojtësit të të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, u bë bashkimi i çështjes, më 22 gusht 2024.

“Zoran Vukotiq I”

Në aktakuzën e parë, të cilën Prokuroria Speciale e ka ngritur më 20 prill 2017, Zoran Vukotiq ngarkohet se në mes të datave 2 dhe 3 maj 1999, si zyrtar policor rezervist nga stacioni policor në Vushtrri, në bashkëpunim me persona të tjerë nga radhët e forcave serbe, ka marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare.

Sipas kësaj aktakuze, thuhet se gjatë kësaj kohe, popullata civile në mënyrë të qëllimshme u është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafundme, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.

Bazuar në aktakuzë, në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për çfarë i pandehuri Zoran Vukotiq mban përgjegjësi, janë: Ekrem Mullaku, Xhavit Mullaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Rrahmon Ademi, një 14 vjeçar i paindentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu, Musa Gërxhaliu, Bajram Gërxhaliu, Bahrije Gërxhaliu dhe Avdi Gërxhaliu.

Më 25 maj 2018, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Vukotiqin e kishte shpallur fajtor për pikën 3 të aktakuzës, duke e dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për krime lufte kundër popullatës civile të sanksionuara me Konventat e Gjenevës.

Më 2019, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim sa i përket pikës I të aktakuzës, që e ngarkonte Vukotiqin për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë, e nga e cila pikë ai ishte liruar nga shkalla e parë. Kurse, për pikën II të aktakuzës, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin e shqiptuar prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarit Vukotiq, pasi nuk ka gjetur shkelje në këtë pjesë, dhe si rrjedhojë ankesat i ka refuzuar si të pabazuara.

“Zoran Vukotiq II”

Në aktakuzën e dytë të cilën PSRK-ja e ngriti më 16 maj 2017, i akuzuari Zoran Vukotiq ngarkohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në bashkëkryerje me të pandehurin Guroljub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit në policinë serbe, të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, si dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, kanë plaçkitur persona civilë shqiptarë nëpër oborre dhe shtëpitë e tyre.

Për këtë, Vukotiq akuzohet se në bashkëkryerje me Guroljub Paunoviq, me dashje i rrahin dhe pastaj i vrasin katër personat civilë shqiptarë, të identifikuar si Enver Rrustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu.

Po ashtu, në kuadër të kësaj aktakuze, Zoran Vukotiq, në bashkëkryerje, akuzohet se në mënyrë ç’njerëzore ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar, Sanije Fazliun, Fikrije Shaqirin, Vehbi Xhemën, Zejnepe Xhemën, Nexhmi Xhemën, Besart Xhemën, Zeliha Xhemën, Behar Pllanën, Luljeta Rashicën, Gani Maxherën, Halim Maxherën, Gazmend Shabanin, Ahbet Sahitin, Skender Shabanin, Bejt Osmanin, Shukrije Osmanin dhe Faik Musën, të cilët sipas kësaj aktakuze, janë rrahur me grushte, shqelma dhe mjete të tjera të forta, në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar dhimbje të rënda fizike dhe mendore, pasoja të cilat të dëmtuarit e lartcekur i bartin edhe sot.

Më 16 maj 2018, Vukotiq në mungesë të provave ishte liruar nga kjo akuzë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Dariusz Sielicki, fajësia duhet të provohet përtej dyshimit të bazuar.

Më pas, Gjykata e Apelit, më 9 janar 2019, këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, pas ankesës së PSRK-së dhe sipas detyrës zyrtare.

“Zoran Vukotiq III”

Aktakuza e tretë e ngritur më 23 qershor 2023 ngarkon Zoran Vukotiqin se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, më 18 prill 1999, rreth orës 15:00, në rrugën “Rruga e Sitnicës” tani “Enver Musa”, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, i pandehuri në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur, kanë vepruar në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Vukotiq, në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13 vjeçare, B.M., me armë automatike në atë mënyrë që tani viktima, së bashku me djalin e axhës së tij Faton Mulin, kishin marrë biçikletën e fqinjit Skender Bajraktari dhe kishin dalë në lagjen afër varrezave të Vushtrrisë. Më pas, ata kishin dëgjuar disa krisma të armëve, me ç’rast ndërrojnë rrugën dhe nisen në drejtim të rrugës “Enver Musa”, ku pikërisht në rrugën kryesore hasin në tre policë të armatosur.

Tutje, gjithmonë sipas aktakuzës, kur dy fëmijët i shohin policët, fillojnë të ikin, ku njëri nga policët e unifomuar, tani i pandehuri Zoran Vukotiq, nga largësia prej 30 metrash, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, duke qëlluar në gjoks B.M, i cili vdes menjëherë, ndërsa Faton Muli, arrin t’iu shpëtojë të shtënave me armë, duke u fshehur afër murit, i cili gjendej aty afër.

Me këtë, i akuzuari Vuktotiq, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, në kundërshtim me nenin 142 të lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ), paralel me nenin 3 (1 a), i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës, po ashtu e përfshirë me nenin 153 (2), lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për pikën e parë të kësaj aktakuze, Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale. Ndërsa, gjykimi vazhdon për pikën e dytë të aktakuzës.

“Zoran Vukotiq IV”

Aktakuza e katërt ndaj Zoran Vukotiq është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe aktualisht i emëruar si krim kundër njerëzimit. Gjykimi në këtë rast ka filluar në nëntor të vitit 2023, por që seanca ishte mbyllur për publikun. Kjo pasi Vukotiq në këtë rast akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës.

Për shkak të volumit të punës, këto lëndë ndaj Vukotiqit kanë kaluar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, në një rast tjetër, Vukotiq akuzohej se si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psiqike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore.  Sipas prokurorisë, Vukotiq ka kryer dhunim seksual si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar.

Për këtë rast, fillimisht Vukotiq më 11 nëntor 2022 ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo Apeli më 15 shkurt 2023 këtë dënim e kishte rritur prej 10 në 13 vite burgim me arsyetimin se dënimi prej 13 vite burgim është në proporcion me peshën e veprës penale të kryer nga Vukotiq. Kurse, Gjykata Supreme e kishte vërtetuar këtë dënim.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

Krasniqi reagon pas publikimit të Aktgjykimit të Kushtetueses

7 orë më parë
Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

Kamberi: Çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi, në Kongres

8 orë më parë
Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Sveçla: Datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tr@gjedi njerëzore, dorasit e vr@sjeve dhe kr*imeve duhet të dalin para drejtësisë

8 orë më parë
Rizvanolli thotë se në katër vitet e ardhshme do të modernizohet Termocentrali “Kosova B” dhe rehabilitimi i thellë i Termocentralit “Kosova A”

Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformatimet për KEK-un

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH