Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare Kuvendit të Shqipërisë për këtë vit.
Mes këtij kaosi është bërë edhe betimi i Avokatit të Popullit Endri Shabani. Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputetët kanë kaluar në votimin e prezencës dhe më pas projektligjeve për të mbyllur më tej seancën.
Gjatë gjithë kohës kreu i PD-së Sali Berisha ka qëndruar në këmbë duke kaluar në lidhje ‘live’ nga parlamenti në profilin e tij në “Facebook”. Kreu i Kuvendit përjashtoi nga seanca dy deputetë të PD-së Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët vazhdimisht hidhnin sende ndaj ministrave dhe gardës.
Derisa Kuvendi i Shqipërisë vijoj punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, është djegur linja e transmetimit për mediat.
Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur, raporton OraNews.























