Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova në Morinë.
Në afërsi të urës mbi Drin u krijuan kolona të gjata me mjete për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënia në funksion e urës së re krijon këtë problematikë në një segment me të paktën 3-4 kilometra.