Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një biçiklisti dhe plagosur drejtuesin e motoçikletës.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, duket mjeti i”Mercedez Benz”, i cili lëviz me shpejtësi “sketerrë” dhe bën parakalim të gabuar.
Për shkak të shpejtësisë mjeti ka humbur kontrollin duke dale në anën tjetër të karraxhatës duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës dhe automjetet që vinin përballë.
17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga dhe sipas bluve në momentet e para u largua nga vendi i ngjarjes.