Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën për media, është shprehur optimist për fitore ndaj Lituanisë.
Lituania dhe Kosova do të ndeshen nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.
Lituania është ekip i mirë më top. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe kemi ardhur për tri pikë”, ka thënë Foda.
Ai ka shtuar se tashmë i ka idetë e qarta për zëvendësuesin e Vedat Muriqit të lënduar.
“Tashmë i kam idetë e qarta se kush do të luajë nesër”, ka pohuar Foda.
Optimist për fitore është shprehur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
“Nuk duhet të bazohemi në dy ndeshjet e fundit të Lituanisë. Ata kanë ekip të mirë. Ne do të japim maksimumin për të arritur fitore”, ka thënë kapiteni i Dardanëve./rtk