Selektori i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultatin 2:1. Ai ka thënë se ekipi ka luajtur mirë, duke treguar një mentalitet të mirë.
“Me meritë e kemi arritur fitore. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda pas ndeshjes në konferencë për media.
Golat për Kosovën ndaj Lituanisë i shënuan Edon Zhegrova në minutën e 20-të dhe Ermal Krasniqi në minutën e 65-të.